TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Prill 2024, 16:22

Lajm i trishtë për skuadrën e Partizanit, ndahet nga jeta punonjësi më i vjetër i të kuqve

Shkruar nga Pamfleti

Lajm i trishtë për skuadrën e Partizanit, ndahet nga jeta

Një lajm i trishtë vjen nga Partizani, teksa një prej punonjësve të klubit, Luan Gjini është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare, pasi nuk fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë.

Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga vetë klubi i kuq përmes një postimi në faqen zyrtare. Të kuqtë i shprehin ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve të tij.

Postimi i plotë

Lamtumirë Lani i Partizanit

Klubi Partizani me keqardhje të thellë njofton lajmin e ndarjes nga jeta të një prej punonjësve më te vjetër të klubit, Luan Gjini. “Lani” siç e njihnin të gjithë nuk ia doli të mposhte sëmundjen e rëndë për të mbyllur sot sytë përgjithmonë në moshën 54 vjeçare. Ai ishte pjesë e pandarë e klubit tonë prej 2 dekadash duke qenë gjithmonë i përkushtuar në shërbim të skuadrës së tij të zemrës dhe Akademisë Partizani.

Klubi i Futbollit Partizani dhe presidenti Gaz Demi i përcjellin ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe.

U prehsh në paqe Luan Gjini

luan gjini punonjësi i skuadrës së partizanit

Lini një Përgjigje