TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Prill 2024, 19:31

Armando Broja në radarët e një tjetër klubi anglez në verë, Çelsi kërkon 50 milionë paund për ta lënë të lirë

Shkruar nga Pamfleti

Armando Broja në radarët e një tjetër klubi anglez në

Armando Broja do ta mbyllë këtë sezon te Fullhemi dhe do të kthehet te Çelsi. Por e ardhmja e tij është shumë e pasigurt, pasi nuk dihet se ku do të vazhdojë ai karrierën e tij. Dhe vetë Çelsi mund të bëhet pengesë për këtë.

Sipas mediave britanike, klubi londinez ka nevojë urgjente që të shesë sulmuesin shqiptar, për të fituar një shumë të konsiderueshme për të mbuluar gropën financiare që ka krijuar me blerjet e viteve të fundit. Duke llogaritur se Broja është rritur në akademinë e klubit, skuadra do të regjistronte një fitim të ndjeshëm në bilancin financiar me shifrën që do të përfitonte nga lojtari. Por çmimi që i ka vënë, po tremb të gjithë pretendentët.

Çelsi pretendon të shesë Brojën për 50 milionë paund, një shifër që vlerësohet e ekzagjeruar për sulmuesin e kombëtares kuqezi, i cili nuk ka arritur të fitojë vendin te Fullhemi, ku u transferua në janar, duke luajtur vetëm pak minuta si zëvendësues. Në Angli bëjnë të ditur se Kristal Palas është një klub që është interesuar konkretisht për të, por oferta që ata mendohet se do të bëjnë për Çelsin, është poshtë 20 milion paund, një shifër që cilësohet shumë e ulët nga blutë londinezë.

Kësisoj, këta të fundit mund të bllokojnë transferimin e Brojës derisa të gjejnë një klub të gatshëm që të paguajë një shifër që ata e cilësojnë të kënaqshme në funksion të rregullimit të bilancit financiar. Kjo do të lërë Brojën “në ajër” ndoshta përsëri deri në momentet e fundit të merkatos së verës, duke penalizuar jo pak sulmuesin dhe karrierën e tij, që mendohet se do të vazhdojë larg Çelsit.

armando broja sulmuesi shqiptar çelsi kristal palas

Lini një Përgjigje