TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Prill 2024, 19:09

Kristiano Ronaldo pretendonte 19.5 mln euro, CR7 humbet gjyqin me Juventusin

Shkruar nga Pamfleti
Kristiano Ronaldo pretendonte 19.5 mln euro, CR7 humbet gjyqin me Juventusin

Kristiano Ronaldo dhe Juventusi ishte një dashuri me shikim të parë, duke qenë se edhe në momentin që i bëri shumë keq, ndonëse me një riveshatë spektakolare në prillin e vitit 2018, ai u duartrokit, pa një popull të tërë që iu përul… Dhe kjo e preku, më saktë e joshi portugezin pas ngopjes me Realin e Madridit ishte Torino aventura e tij e duhur e radhës, ajo ku mund të kishte një tjetër histori të bukur, në Itali e Europë, por në fund faza e parë përfundoi vetëm me 2 tituj kampion, 1 Kupë Italie dhe 2 Superkupa Italie.

Por pandemia ndoshta ndryshoi shumë gjëra, sepse Juventusi si shumë klube të tjera vuajti një krizë të thellë ekonomike dhe bëri disa lëvizje për të mbajtur në frymëmarrje artificiale bilancet. Dhe pakti me lojtarët, ashtu sikurse me Kristiano Ronaldon ishte heqja dorë nga 4 muaj rrogë që do të rishpërndaheshin në muajt e sezonet në vazhdim. Në të vërtetë më pas u mësua se rroga që të gjithë kishin hequr dorë ishte vetëm 1, por ndërkohë pas skandaleve të njëpasnjëshme që goditën Juven, sidomos edhe skandali i fshehjes së pagave, nxori në sipërfaqe një histori që fliste për një “karta Ronaldo”, e cila ishte pakti i fshehtë jo ligjor mes Juves dhe futbollistit, ku totali ishte 19.5 milionë euro.

Kjo shumë, pasi dosja u hap, nisi që të kërkohej edhe nga Kristiano Ronaldo, i cili pas sezonit të tretë me Juven dhe 3 ndeshjeve të para ku shfaqte pakënaqësinë e tij të madhe vendosi që të largohet, të rikthehej te Mançester Junajtid, por me kokën mbrapa për të rikuperuar gati 20 milionë euro që i takonin nga “Zonja e Vjetër”, Dashuria me këtë të fundit përfundoi me zhgënjim, me nervozizëm, por edhe me një borxh që mesa duket CR7-ës nuk i takon. Të paktën ky është vendimi që pritet të zyrtarizohet përpara datës 22 prill. Gjykata nuk i njeh Ronaldos asnjë të drejtë për të kërkuar paratë që sipas tij i takojnë nga Juventus, duke qenë se nuk ekziston asnjë dokument zyrtar për këtë dhe mbi të gjitha, portugezi nuk ka dashur kurrë të dëshmojë për skandalin e fshehjes së pagave në Torino. Madje, edhe karta e famshme “Ronaldo” ishte një copë letër, në të cilën nuk kishte as datë, as firmë dhe as gjë, por thjesht emri i Ronaldos dhe Paratiçit, me një paragraf që nuk mund të pranohet as për shaka. Kështu që, në pritje të zyrtarizimit, Juventusi i ka bërë “gol” Ronaldos dhe i ka shpëtuar vetes një shumë të rëndësishme parash.

Çfarë ishte “karta”

Sipas dokumenteve që policia financiare italiane sekuestroi në klubin e Juventusit dhe për shumë kohë donte me çdo kusht “kartën Ronaldo”, ky dokument mund të çonte deri në falimentimin e klubit bardhezi. Kjo, pasi legjislatura italiane sportive nënvizonte se për fshehjen e pagave të një futbollisti, apo për trukim bilancesh, dënimi mund të niste nga një paralajmërim i thjesht, në heqje pikësh në sasi të palimituar, e deri në një gjobë, 3- fish më të lartë sesa shumë e parave që klubi ka fshehur. Dhe vetëm në rastin e Ronaldos, nëse pakti mes portugezit dhe bardhezinjve do të kishte qenë i vërtetë e ligjor, Juvja do të gjobite me gati 60 milionë. Ndërkohë që imagjinoni se sa do të shkonte shuma totale, duke mbledhur të gjitha gjobat për paktet e fshehta edhe më lojtarët e tjerë të ekipit, mbi 1 miliard euro.

Por në të vërtetë, jo vetëm që Kristiano nuk do ta rimarrë më këtë shumë, që sipas tij i takon, por mund të jetë Juventusi që të kundërpërgjigjet. Kjo, pasi pala bardhezi ka garantuar se ka një tjetër dokument të firmosur nga Ronaldo, sipas të cilit ai vetëm për t’u larguar te Junajtid, pranonte se klubi bardhezi nuk i ka më asnjë detyrim financiar. Gjithsesi, gjithçka do të konfirmohet brenda 22 prillit, edhe pse media italiane nënvizon se vendimi mund të vijë edhe javë

kristiano ronaldo sulmuesi portugez juventus

Lini një Përgjigje