TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Prill 2024, 20:42

Nejmar gati të blejë klubin ku do të luajë vijimin e karrierës, sulmuesi drejt kthimit në Brazil

Shkruar nga Pamfleti

Nejmar gati të blejë klubin ku do të luajë vijimin e

Sulmuesi brazilian Nejmar është pranë kthimit në klubin ku mori famë, Santos, por me një rol të dyfishtë. Mediat braziliane spekulojnë prej kohësh që sulmuesi do të kthehet të mbyllë karrierën në klubin ku u formua si futbollist. Por më parë, do t’i duhet të zgjidhë telashet  e kësaj skuadre.

Klubi i Santosit aktualisht gjendet në kategorinë e dytë braziliane me një mori borxhesh, rreth 130 milionë euro, ndaj rrezikon falimentimin dhe shpërbërjen. Kështu, ndërhyrja e Nejmarit sipas mediave braziliane, pritet të jetë e dyfishtë.

Ai mendohet që nëpërmjet të atit të blejë fillimisht klubin dhe ta shpëtojë atë, duke e kthyer në elitën e futbollit brazilian dhe duke shlyer borxhet e shumta. Më pas, në mbyllje të kontratës që ka me Al-Hilal në Arabinë Saudite, të kthehet aty që të luajë vitet e fundit të karrierës, me rolin e dyfishtë të lojtarit dhe pronarit.

 

nejmar sulmuesi brazilian santos

Lini një Përgjigje