TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Prill 2024, 19:56

UEFA vendos nesër zgjerimin e listës së lojtarëve për “EURO 2024”, ja futbollistët që përfitojnë te Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti

UEFA vendos nesër zgjerimin e listës së lojtarëve për

Dyzet lojtarë të ndryshëm ka grumbulluar të paktën vetëm njëherë Silvinjo gjatë gjithë punës në stolin e Kombëtares shqiptare.

Që prej janarit 2023, kur braziliani mori drejtimin e Shqipërisë, janë provuar apo jo një pjesë e mirë e organikës së kuqezinjve në Europë. Megjithatë, duke bërë një analizë të shkurtër, mund të themi se Silvinjo u ka besuar në fushë 25-26 lojtarëve, gjithmonë sipas ndeshjeve që janë luajtur. Por, gjithsesi në Europianin e Gjermanisë pritet të shkojnë 23 lojtarë, teksa ditët e fundit kërkohet nga shumica e trajnerëve që ky numër të shkojë 26, por UEFA merr nesër vendimin zyrtar.

Gjithmonë nëse ky ndryshim vjen, kush do të përfitojë nga kuqezinjtë? Në kuadrin e projeksionit, shtimi i tre lojtarëve, është nga një për secilin repart: mbrojtës, mesfushor, sulmues. Përveç portierëve, Balliu-Hysaj, Gjimshiti-Kumbulla, Ismajli-Ajeti, Mitaj-Aliji, të gjithë vendet janë të dubluar, kështu një mbrojtës shtesë mund të luhet mes Mihajt, Veselit dhe Mersinajt. Në mesfushë: Ramadani-Bare, Asllani-Laçi, Bajrami-Muçi dhe kështu për një shtesë diskutohen Gjasula dhe Selahi. Përpara: Asani-Muja, Seferi-Uzuni, Cikalleshi-Broja, ndërkohë Manaj, Daku, Muçolli apo Hoxha mund të përfitojnë në repartin sulmues nëse shtohet numri i listës.

kombëtarja shqiptare lista e lojtarëve

Lini një Përgjigje