TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Maj 2024, 21:26

Sjellje raciste dhe të patolerueshme, Federata Spanjolle i mbyll stadiumin Atletikos së Madridit

Shkruar nga Pamfleti

Sjellje raciste dhe të patolerueshme, Federata Spanjolle i mbyll stadiumin

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) komunikoi gjobën financiare dhe mbylljen e pjesshme të stadiumit të Atletikos së Madridit “Cívitas Metropolitano” si pasojë e sjelljes së dhunshme, raciste, ksenofobike dhe të patolerueshme gjatë ndeshjes së fundit kundër Bilbaos në stadiumin e “Colchoneros”.

Vendimi është marrë pas koreve raciste ndaj Niko Uilliams, të cilat kanë shtyrë Komisionin e Disiplinës në Spanjë, që të mbyllë një nga sektorët e “Metropolitanos”. Ky sektor (sektori jugor) do të qëndrojë i mbyllur për dy takimet e ardhshme të Atletikos së Madridit në fushën e tyre.

atletiko e madridit federata spanjolle e futbollit sjelljet raciste

Lini një Përgjigje