
Red Bull ka njoftuar se Adrian Newey do të largohet nga ekipi, me inxhinierin e njohur projektues të F1 që do të largohet pas 18-vitesh nga Milton Keynes.
Newey iu bashkua Red Bullit përpara sezonit të tyre të dytë në F1 në vitin 2006 dhe ka qenë thelbësor në suksesin e skuadrës gjatë këtyre viteve, duke ndihmuar në shndërrimin e ekipit nga vrapues në pistë, në fitues të Grand Prix dhe kampion bote.
Red Bull ka fituar 6 tituj për konstruktorë dhe shtatë tituj pilotësh, respektivisht me Sebastian Vettel dhe Max Verstappen, me makina të dizajnuara nga Newey deri më sot dhe ata janë aktualisht në rrugën e duhur për të fituar edhe 2 trofe të tjerë, atë për konstruktorë dhe pilot.
Sidoqoftë, në përgatitjen e Çmimit të Madh të Miami, Red Bull ka konfirmuar se Newey do të largohet nga roli i tij si Shefi Teknik në tremujorin e parë të vitit 2025.
Tashmë atë e presin krahëhapur te Ferrari, pasi më herët ka shprehur dëshirën se kërkon të punojë me Lewis Hamilton, i cili nga sezoni i ardhshëm do të jetë edhe ai pjesë e Ferrarit.
Lini një Përgjigje