TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Maj 2024, 20:41

Ranë 3 vite më parë nga elita e futbollit italian, klubi historik kthehet në Serinë A duke siguruar pikën që i duhej

Shkruar nga Pamfleti

Ranë 3 vite më parë nga elita e futbollit italian, klubi historik

Klubi i Parmës është tashmë zyrtarisht edhe njëherë në Serinë A. Klubi i njohur, i rënë tre vite më parë nga futbolli i elitës, sot ka siguruar një pikë që i nevojitej përballë Barit, për të siguruar matematikisht diferencën që i duhej për të qenë përsëri mes skuadrave më të mira në edicionin e ardhshëm.

Barazimi 1-1 ndaj Barit me golin e Boni për vendasit dhe Di Çezare për miqtë, ka mjaftuar për të ndezur edhe njëherë festën e tifozëve të skuadrës emiliane, e cila ka bërë histori për shumë vite në elitë me rezultate të rëndësishme, duke prodhuar edhe kampionë të jashtëzakonshëm.

Ranë 3 vite më parë nga elita e futbollit italian, klubi historik

Kur mbeten 2 javë nga fundi i kampionatit të Serisë B, Parma ka tre pikë avantazh ndaj Komos së vendit të dytë dhe 7 ndaj Venecias së vendit të tretë. Vetëm dy vendet e para në renditje shkojnë automatikisht në Serinë A, ndërsa nga vendi i 3, deri në vendin e 8, zhvillojnë play-off për skuadrën e tretë që do t’i bashkohet elitës së futbollit italian.

Ranë 3 vite më parë nga elita e futbollit italian, klubi historik

parma skuadra italiane seria a

Lini një Përgjigje