TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Maj 2024, 19:57

Ngjarje e pazakontë në ndeshjen Bajern-Real, lojtari bavarez që kërkojnë madrilenët donte të futej në fushë me bluzën e gabuar

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje e pazakontë në ndeshjen Bajern-Real, lojtari bavarez që

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Bajern Mynih dhe Real Madrid, që u luajt në Gjermani të martën në mbrëmje. Protagonist u bë Alfonso Dejvis, futbollisti i bavarezëve, i cili mendohet se mund të transferohet në verë pikërisht te madrilenët.

Tuhel e kishte lënë atë në stol, por i kërkoi që të hynte në fushë në minutat e fundit të vend të Sane, një nga më të mirët në fushë për Bajernin në këtë sfidë. Dejvis shkoi me vrap dhe mori një fanelë duke e veshur, pa parë se në fakt ajo ishte me numrin 45 dhe i përkiste Aleksandar Pavloviç.

Zëvendëstrajneri i Bajernit, i cili po e shoqëronte, nuk pa asgjë, ndërsa ishte fizioterapisti Stefan Uaikert ai i cili i sinjalizoi se kishin gabuar fanelën. Ai ktheu futbollistin kanadez në pankinë ku Dejvis hoqi fanelën që mbante dhe veshi të tijën, ndërsa Tuhel po ndiqte skenën duke buzëqeshur.

Më pas Djevis hyri në fushë duke u aktivizuar në 3 minuat e fundit të kohës së rregullt dhe ato shtesë deri në vërshëllimën përfundimtare.

alfonso dejvis bajerni i mynihut real madrid

Lini një Përgjigje