
Sivaspori do të kërkojë të dalë me pikë nga ndeshja me Gallatasarajin, takim i vlefshëm për kampionatin turk që do luhet pas pak ditësh në Stamboll.
Ujgun Bulent, trajneri i Sivasporit ka marrë sot lajmin e mirë, teksa Rei Manaj është rikthyer në stërvitje, pas problemeve të vogla të shfaqura së fundmi.
Bulent e sheh sulmuesin shqiptar si titullar ndaj pretendentëve të Gallatasarajit, me shpresën se ai do mund të bëjë diferencën.
Manaj ka realizuar deri më tani 18 gola në kampionat, duke fituar kështu zemrën e tifozëve të Sivasporit.
Lini një Përgjigje