
Reali doli i pamposhtur nga transferta gjermane, por në Spanjë nuk festojnë plotësisht pas barazimit 2-2 kundër Bajernit të Mynihut. Kjo nuk ishte mbrëmja më e mirë për ekipin e Ançelotit, por për fat, Vinisius Zhunior arriti të bëjë diferencën me dy golat e shënuar. Sulmuesi brazilian ishte protagonisti kryesor në të përditshmet spanjolle:
“Një djall në ferr”, shkruan AS në faqen e parë, titull shoqëruar me foton e Vinicius. “Vini na afron me finalen”, shkruan Marca në faqen e parë. “Vinicius shpëton Real Madrid”, ishte titulli kryesor i Sport.


Bajern-Real Madrid “pushtoi” edhe faqet e para të mediave angleze, kjo pasi kjo ishte edhe një sfidë, Herri Kejn kundër Xhud Belingam. Kapiteni i “tre luanëve” ishte nga më të mirët në fushë, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Belingham, i zëvendësuar nga Ançeloti pa lënë asnjë gjurmë.


“Çfarë loje nga Bajerni”, shkruan Bild, me të përditshmen gjermane që i ka kushtuar hapësirë edhe negociatave që klubi po zhvillon me Ralf Rangnik, i cili është kandidati kryesor për të zëvendësuar Tomas Tuhel në fund të këtij sezoni.


Lini një Përgjigje