
Askush nuk e priste që PSG-ja dhe aq me pak Borusia e Dortmundit do të luftonin për një vend në finalen e madhe të Champions League gjatë nisjes së edicionit. Nëse i referohemi numrave, parizienët me në krye Kilië Mbape do të përpiqen të thyejnë fortesën “Siganl Iduna Park”, teksa nuk kanë fituar dot në asnjë rast.
Të pathyeshëm- Janë përballur në total Dortmundi dhe PSG-ja në 6 precedentë, (përshi edhe dy ndeshje në Europa Ligë, sezonin 2009-2010) ku dominojnë barazimet, tregues se gjithçka është e hapur edhe në planin historik. Janë gjithsej 3 barazime, ndërsa në 2 takime ka fituar ekipi francez, kundrejt vetëm një suksesi të Dortmundit. Në strehën e verdhezinjve, Kilië Mbape me shokë nuk e ka bërë kurrë ligjin në Gjermani, 0 fitore, por që mund të ndryshojë mbrëmjen e sotme.
Finalja- Kanë kaluar 11 vite nga finalja e fundit që Borusia Dortmund ka arritur, e cila koçidon në etapën 2012-2013. Në atë cikël, drejtoheshin nga Jurgen Klop, ndërsa tani janë me një trajner më të ri dhe me eksperiencë ndjeshëm më të kufizuar, fjala është për Edin Terziç.
Mbrojtjet e brishta- Të dyja ekipet vijnë nga një fundjavë për t’u harruar, ndonëse me perspektiva të ndryshme në ligat përkatëse. Parisi siguroi nga “divani” titullin kampion në Francë, por u ndëshkua me 3 gola nga ekipi që është promovuar këtë vit në Ligë 1 (PSG-Le Havre 3- 3). Dortmundi nga krahu tjetër mori goditje të fortë nga Lajpcigu. Të dyja ekipet luftojnë për zonën Champions, megjithatë “demat” fituan bindshëm me rezultatin 4-1. Tashmë Championsi i ka mbetur e vetmja rrugë për t’u prezantuar edhe edicionin e ardhshëm.
Lini një Përgjigje