TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Prill 2024, 22:20

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare i thur elozhe Romës: Verdhekuqtë mund t’ia dalin ndaj Leverkusenit

Shkruar nga Pamfleti

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare i thur elozhe Romës:

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Hans Peter Brigel, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Tele Radio Stereo”, ku ka folur për ecurinë e ekipeve italiane në Europë, duke u ndalur te Roma e De Rosit. 

Brigel në të kaluarën ka qenë pjesë e Veronës dhe Sampdorias në futbollin italian ku është aktivizuar si mbrojtës. 

Çfarë marrëdhëniesh keni mbajtur me Italinë?

E dua Italinë, skuadrat italiane po bëjnë mirë në Evropë, do të jenë më shumë në Champions, por edhe në Europa League e Conference League po bëjnë mirë.

Çfarë ndeshje do të jetë Roma-Bajer Leverkusen të enjten?

Dy javë më parë, Bajer Leverkuseni u bë kampion dhe në dy ndeshjet e fundit arriti dy barazime në minutat e fundit. Ata nuk luajnë më si dikur. Sigurisht, Leverkuseni nuk ka humbur asnjë ndeshje dhe humbja e fundit ishte në Romë. Nuk do të jetë e lehtë për Romën të fitojë të enjten, por mund ta bëjë këtë.

Jeni i befasuar nga performanca e De Rosit në stolin e Romës?

Unë shoh rezultatet, Roma e De Rosit po ecën shumë mirë deri tani. Ai do të jetë trajner edhe për sezonin e ardhshëm, ka qenë flamur për Romën dhe për mendimin tim kjo është shumë e rëndësishme.

hans peter brigel ish-trajneri i kombëtares shqiptare roma-leverkusen

Lini një Përgjigje