TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Prill 2024, 19:21

UEFA gjobit me 2500 franga të miturin nga Kosova, 10-vjeçari bëri “selfie” me Granit Xhakën

Shkruar nga Pamfleti

UEFA gjobit me 2500 franga të miturin nga Kosova, 10-vjeçari

2 mijë e 500 franga, kaq është gjobitur nga UEFA një 10-vjeçar nga Kosova, pasi bëri një selfie me Granit Xhakën.

Më 18 nëntor të vitit 2023, Zvicra po luante një ndeshje kundër Kosovës. Driton Sejdaj ishte në stadium me dy djemtë e tij, njërin 14 vjeç dhe tjetri 10 vjeç.

Pasi Sejdaj shkoi të blinte pije aty afër në stadium, djali i tij 10-vjeçar shfrytëzoi rastin, i iku edhe sigurimit duke vrapuar dhe u drejtua te Granit Xhaka. Qëllimi i tij ishte t’i merrte fanelën Xhakës, gjë që nuk ia arriti, por të paktën e bëri një foto me të.

Babai i të miturit tregoi se posta i ka dërguar një dënim mbi 2 mijë e 500 franga, për shkak se djali i tij kishte hyrë “në mënyrë ilegale” në fushën e blertë.

Sejdaj tha se foto e djalit të tij me Xhakën mbetet një kujtim mjaft i mirë, dhe se situatën e ka marrë me sportivitet, edhe pse konsideron se dënimi ka qenë paksa i ekzagjeruar.

driton sejdaj granit xhaka

Lini një Përgjigje