TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Prill 2024, 18:29

“Ka trukuar ndeshje”, Fedearta e Kosovës përjashton drejtuesin e klubit: Tentoi me 15 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti

“Ka trukuar ndeshje”, Fedearta e Kosovës përjashton

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se ka përjashtuar përfundimisht nga aktivitetet sportive të saj kryetarin e klubit Ulpiana, Jeton Gashi. Vendimi është marrë pas përjashtimit të klubit të Ulpianës dhe Vllaznisë nga Liga e Parë kosovare.

Këshilli Disiplinor i FFK-së argumentoi vendimin për përjashtimin e Gashit si pjesë të hetimit për ngjarjet e ndeshjes Ulpiana-Vllaznia. Për të kishte dyshime se kishte trukuar edhe ndeshje të tjera.

Jeton Gashi ka tentuar të kurdisë ndeshjen Ulpiana – Ferizaj për një shumë prej 15,000 euro, por ai dhe lojtarët e tjerë nuk kanë pranuar të marrin pjesë në këto veprime. Ndeshja u humb në mënyrë tjetër në tavolinë me rezultatin zyrtar 3:0 në favor të Ferizajt”, shkruhet ndër të terja në vendimin e FFK-së.

“Ka trukuar ndeshje”, Fedearta e Kosovës përjashton

federata e futbollit të kosovës jeton gashi kryetari i klubit ulpiana

Lini një Përgjigje