TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Prill 2024, 16:10

Dani Alvesh u dënua për abuzim seksual, statuja e ish-futbollistit të Barcelonës hiqet nga vendlindja e tij

Shkruar nga Pamfleti

Dani Alvesh u dënua për abuzim seksual, statuja e ish-futbollistit

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe kombëtares së Brazilit, Daniel Alvesh u dënua me katër vjet e gjysmë burg për abuzim seksual.

Ngjarja ndodhi më 30 dhjetor të vitit 2022 në banjën e një klubi nate në Barcelonë dhe për këtë ngjarje ish-futbollisti qëndroi në burg për 14 muaj, përpara se të lirohej me kusht më 20 mars të këtij viti, pasi pagoi një garanci prej 1 milion eurosh.

Dani Alvesh u dënua për abuzim seksual, statuja e ish-futbollistit

Qytetarët e Juazeiro, komuna e lindjes së ish-mbrojtësit, kanë lobuar për heqjen e statujës kushtuar tij, e inauguruar në dhjetor të vitit 2020 mes polemikave, pasi neni 21 i Kushtetutës së Shtetit Bahia dhe ligji federal 6.454/1977 ndalon vendosjen e një monumenti apo që një rrugë të emërtohet me emrin e një personi të gjallë.

Pas incidentit me lojtarin, statuja u dëmtua dy herë. Presioni ndaj bashkisë u rrit më tej, pasi Prokuroria Publike e Bahia rekomandoi që ajo të hiqej dhe në fund u bë fakt.

 

dani alvesh ish-futbollisti i barcelonës

Lini një Përgjigje