
Nesër luhet gjysmëfinalja e parë e Champions League, mes Real Madrid dhe Bayern Munchen. Në konferencën për mediat, para ndeshjes trajneri Tomas Tuchel deklaroi se qëllimi i tyre është që të arrijnë në Wembley, teksa parashikoi edhe se kush do të shënojë nga skuadra e tij.
“Kjo ndeshje është si finale, qëllimi ynë është të arrijmë në ‘Wembley’. Vijmë nga triumfi ndaj Arsenalit dhe kjo na jep shumë besim. Dhe të luash kundër Real Madridit është një hap shumë i rëndësishëm. Jemi të fokusuar vetëm te ndeshja e së martës. Nuk e di pse, por ndiej se Gnabry do të shënojë një gol të sigurt”, tha Tuchel.
I pyetur për trajnerin e Realit, Tuchel deklaroi se Anchelotti është një legjendë dhe se është gjithmonë emocion të përballesh me të.
“Carlo është një legjendë. Ne do të përgatitemi mirë, edhe pse me një ditë më pak se kundërshtari në dispozicion. Të gjithë jemi të emocionuar për ta përballuar si duhet këtë ndeshje. Carlo demonstron qetësi dhe përvojë. Është e rëndësishme të fokusohemi te vetja. Duhet të kemi disiplinë për të gjetur zgjidhje. Ne kemi përvojë në Champions, si unë, ashtu edhe lojtarët”, tha ai.
Sa i takon yllit në sulm të Realit, Bellingham, Tuchel tha se po studiojnë mënyra për të ndaluar atë.
“Rritja e tij është e pabesueshme. Kur luan për një klub kaq të madh, do të thotë se ka arritur majat. Ai e menaxhon mirë situatën, edhe nëse pritshmëritë janë të mëdha. Ne duhet të gjejmë zgjidhje për ta bllokuar”, përfundoi ai.
Lini një Përgjigje