TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Prill 2024, 21:59

Lioni mposht Monakon dhe i jep “asisit” PSG, parizienët shpallen kampion nga ‘divani’ dhe fitojnë titullin e 12 në histori

Shkruar nga Pamfleti

Lioni mposht Monakon dhe i jep “asisit” PSG, parizienët

PSG është zyrtarisht kampion i Francës. Parizienët festuan titullin e tretë radhazi dhe të 12 në histori. 

Pas humbjes 3-2 të Monakos në transfertën e Lionit, PSG-ja është matematikisht kampion i Ligue 1 për sezonin 2023-2024. 

Titulli i parë për Luis Enriken në Francë, me spanjollin që u rikthye te një titull pas sezonit 2015-2016 kur triumfonte në La Liga me Barcelonën. 

Në 12 vite, prej 2012-ës, ky ishte titulli i dhjetë për PSG që nuk ka triumfuar në vetëm dy sezone 2016-2017 (Monako) dhe 2020-2021 (Lilë). 

Ky ishte trofeu i dytë sezonal për parizienët, pas Superkupës së fituar në fillim të këtij viti ndaj Tuluzës, teksa PSG është në lojë edhe për dy trofe të tjerë, me finalen e Kupës ndaj Lionit dhe Champions League, aty ku skuadra e Luis Enrikes do të luajë në gjysmëfinalen kundër Borusias së Dortmundit. 
 

psg lion liga 1

Lini një Përgjigje