TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Prill 2024, 18:45

Hiqen stolat nga tribuna e “Air Albania”, stadiumi ‘zhvishet’ para derbit të kryeqytetit (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti

Hiqen stolat nga tribuna e “Air Albania”, stadiumi

Tirana do të luajë përballë Partizanit supersfidën e javës së 33 të “Abissnet Superiore”. Derbi do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00. 

Ajo ç’ka bie në sy disa minuta para nisjes së kësaj sfide janë tribunat e ultrasve. Si sektori “N” ku do të qëndrojnë “Tirona Fanatics”, apo sektori “S”, aty ku do të qëndrojnë Ultras Guerrils janë pa stola. 

Hiqen stolat nga tribuna e “Air Albania”, stadiumi

Këtë herë janë marrë masat që stolat në sektoret ku qëndrojnë tifogrupet respektive të hiqen, që të shmanget dëmtimi dhe hedhja e tyre në fushë. Por në këtë mënyrë, klubet mund të shpëtojnë edhe nga gjobat e mundshme. 

 Hiqen stolat nga tribuna e “Air Albania”, stadiumi

tirana partizani derbi i kryeqytetit

Lini një Përgjigje