TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Prill 2024, 16:41

I drejtoi edhe në fazën e parë, kush është gjyqtari që do të vendosë drejtësi në derbin e kryeqytetit

Shkruar nga Pamfleti

I drejtoi edhe në fazën e parë, kush është gjyqtari

FSHF ka vendosur që ndeshjen delikate të ditës së sotme, derbin mes Tiranës dhe Partizanit, t’ia besojë një prej gjyqtarëve të saj ndërkombëtarë. 

Eldorian Hamiti është caktuar që të drejtojë ndeshjen mes dy skuadrave kryeqytetase, të cilën e ka drejtuar edhe në fazën e parë të kampionatit, kur ishin të kuqtë ata të cilët fituan me shifrat 2-1. 

Edhe në VAR është caktuar një gjyqtar ndërkombëtar, pasi Kreshnik Bajramaj, i cili ka stemën e FIFA-s për VAR-in, do të jetë i ngarkuar që të japë ndihmën nëpërmjet monitorit. 

Tirana-Partizani luhet sot në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”. 

eldorian hamiti tirana-partizani derbi i kryeqytetit

Lini një Përgjigje