TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Prill 2024, 22:08

Titullar për skuadrën e Astanës, ish-sulmuesi i Skënderbeut bën protagonistin në ndeshjen e kampionatit kazak (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Titullar për skuadrën e Astanës, ish-sulmuesi i Skënderbeut

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Frenklin Namdi bëri debutimin ditën e sotme me skuadrën e Astanës në elitën e futbollit kazak. 

22-vjeçari u aktivizua titullar në triumfin 0-2 që skuadra e tij e re arriti në transfertë ndaj Turan. Frenklin ishte protagonist te goli i dytë i shënuar nga Kamara. Gjuajtja e nigerianit që spikati te Skënderbeu, shkoi në shtyllë, duke u shndërruar në një asist për shokun e skuadrës Kamara që tundi rrjetën. 

Franklin në këtë përballje qëndroi në fushë 70 minuta, duke bërë një paraqitje tepër dinjitoze në debutimin e tij me skuadrën e Astanës. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FRANKLIN_NNAMDI (@franklin_nnamdi_)

frenklin namdi ish-sulmuesi i skënderbeut astana

Lini një Përgjigje