
Juventusi dhe Milani nuk kanë shkuar përtej një barazimi pa gola në përballjen direkte për vendin e dytë të javës së 34 të Serisë A.
Barazimi në “Allianz Stadium” ndihmon skuadrën e Piolit, që mbetet në vendin e dytë me një avantazh prej pesë pikësh ndaj bardhezinjve.
Një barazim i arritur falë paraqitjes së mrekullueshme të portierit Sportielo, i aktivizuar si titullar pas dëmtimit të pësuar nga Menjo gjatë nxehmjes.
Juventusi ka shkuar afër golit me Vlahoviç në pjesën e parë, më pas me Milik dhe Rabiot në të dytën, por pa arritur të mposhtë portierin kuqezi.
Lini një Përgjigje