Bajerni i Mynihut ka mposhtu me rezulatin 2-1 Frankfurtin në javën e 31 të Bundesligës. Protagonisti i ndeshjes së luajtur në “Allianz Arena” ishte i përhershmi Herri Kejn.
Sulmuesi anglez ishte autori i dopietës që i dhuroi tri pikët skuadrës së Tuhel dhe është bërë lojtari i parë në histori që ka shënuar ose ka dhënë një asist kundër çdo ekipi të Bundesligës me të cilin është përballur në sezonin e tij debutues.
Gjithashtu, Kejn kryeson renditjen e golashënuesve të kampionatit gjerman me 35 gola.
Një fitore që i bën mirë moralit të bavarezëve në pritje të përballjes kundër Realit të Madridit në gjysmëfinalet e Champions League. Ndeshja e parë do të zhvillohet të martën në mbrëmje në Gjermani.
Borusia e Dortmundit ka pësuar një humbje të rëndë në fushën e Lajpcgut. Verdhezinjtë janë mpshtu me rezultatin e thellë 4-1, duke ju larguar akoma më shumë zonës Champions në renditje.
Borusia mban vendin e pestë në renditje me 57 pikë, pesë më pak se Lajpcigu i vendit të katërt. Verdhezinjtë do të kthehen në fushë të mërkurën për gjysmëfinalen e Champions League kundër PSG-së. Verder Bremen triumfoi ne transfertë me Augsburgun me reuzultatin 3-0 dhe Volfsburg mundi Freiburgun 1-2.
Lini një Përgjigje