
Inteligjenca artificiale ka parashikuar fituesin e “EURO 2024”, pasi ka bërë rreth 1000 simulime.
Kampionati Europian do të zhvillohet këtë verë në Gjermani nga data 14 qershor deri më 14 korrik dhe pjesë e 24 ekipeve pjesëmarrëse është edhe Shqipëria. Kuqezinjtë janë në “grupin e ferrit” së bashku me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.
Sipas rezultateve, ekipi që ka më shumë mundësi për të ngritur lart trofeun europian është Portugalia me 15% të mundësive. Në vendin e dytë është renditur Anglia me 12%, e ndjekur nga Franca.
Kujtojmë se kombëtarja e Kristiano Ronaldos është në Grupin F bashkë me Çekinë, Turqinë dhe Gjeorgjinë.
Lini një Përgjigje