TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Prill 2024, 15:20

Besnik Hasi te Mesheleni edhe sezonin e ardhshëm? Trajneri shqiptar flet për të ardhmen dhe qartëson zërat e merkatos

Shkruar nga Pamfleti

Besnik Hasi te Mesheleni edhe sezonin e ardhshëm? Trajneri shqiptar flet

Trajneri shqiptar i Meshelenit, Besink Hasi, ka mohuar spekulimet se ka arritur marrëveshje për drejtimin e KAA Gentit në edicionin tjetër. Ish-mbrojtësi i Kombëtares po bën një punë të shkëlqyer me ekipin e tij aktual, teksa mori drejtimin e Meshelenit në muajin nëntor, kur skuadra po luftonte për mbijetesë, ndërkohë që regjistroi rezultate mjaft të mira, duke siguruar qëndrimin dhe duke synuar zonën Europiane.

Akord me Gent? Mund të them si herën e fundit. Spekulimet e tilla i takojnë botës së futbollit. Sillem këndej për kohë të gjatë dhe e di se si funksionon. Merreni përgjigjen prej meje. Nuk ka pasur bisedime me Gentin. Nuk ka asgjë të vërtetë. KV Mesheleni dhe unë do të bisedojmë për të ardhmen. Është e rëndësishme për mua që të ketë qartësi në një moment të caktuar”, ka thënë Hasi në konferencën për shtyp të premten.

besnik hasi trajneri shqiptar

Lini një Përgjigje