TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Prill 2024, 22:45

Zhegrova pranë kalimit të Juventusi, “Zonja e Vjetër” gati 15 mln euro për talentin e Kosovës!

Shkruar nga Pamfleti

Zhegrova pranë kalimit të Juventusi, “Zonja e Vjetër”

Edon Zhegrova i ka përfunduar në “radarët” e Juventusit. Mediat italiane bëjnë me dije se drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, ka kontaktuar klubin e Lilës duke shfaqur interes për Zhegrovën. 

Drejtuesit e Juventusit po përgatiten për një afat të rëndësishëm transferimi në verë, duke filluar që të rindërtojnë skuadrën. Raportohet se klubi francez i ka vendosur një çmim prej 15 milionë eurosh anësorit shqiptar të Kosovës.

Fleksibiliteti taktik, aftësitë teknike dhe personaliteti i 25-vjeçarit thuhet se e bëjnë atë një opsion tërheqës për “Zonjën e Vjetër”.

Ndërkohë që nga ana tjetër vlen të theksohet fakti se Zhegrova me Lilën ka kontratë deri më 30 qershor të vitit 2026, por nëse Juve paguan shumën e duhur, kontrata nuk do të jetë problem.   

Lini një Përgjigje