TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Prill 2024, 21:08

Përplasje fatale gjatë stërvitjes, dy lojtarët e skuadrës së La Ligës përfundojnë në spital

Shkruar nga Pamfleti

Përplasje fatale gjatë stërvitjes, dy lojtarët e

Momente ankthi te klubi i Gironës që militon në La Liga, teksa raportohet se dy futbollistët Juanpe dhe Jan Kouto u përplasën kokë më kokë gjatë seancës stërvitore duke u transportuar në spital. 

Për këtë arsye seanca u pezullua, teksa mbetet të zbulohen rezultatet e ekzaminimeve. Gjasat janë të mëdha që këta dy futbollistë të mungojnë në duelin e radhës ndaj Las Palmas që do të luhet pas 48 orësh. 

Gjithashtu bëhet me dije se mbrojtësi Juanpe gjatë përplasjes me shokun e skuadrës Kouto ka thyer hundën dhe do t’i nënshtrohet operacionit. 

girona skuadra e la liga

Lini një Përgjigje