TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Prill 2024, 20:39

Roma fiton ndeshjen e anuluar, verdhekuqtë bëjnë çmendurinë në “frymën e fundit”

Shkruar nga Pamfleti

Roma fiton ndeshjen e anuluar, verdhekuqtë bëjnë

Roma ka arritur një fitore të çmendur me rezultatin 1-2 në transfertën e Udineses. Ndeshja u vendos në sekondat e fundit me golin e Cristantes.

Kujtojmë se kjo ndeshje u ndërpre para pak ditësh në minutën e 75, për një dëmtim serioz të njërit prej lojtarit të Romës, Evan Ndicka. Minutat e mbetura u luajtën sot dhe i dhanë 3 pikët Romës.

Djemtë e De Rossit qëndrojnë kështu në vendin e pestë, që të dërgon sezonin e ardhshëm në Champions League. Me 4 pikë më shumë se Atalanta, që ka 1 ndeshje më shumë për të luajtur.

Udinese në anën tjetër ndodhet në vendin e 17. Skuadra nuk po kalon një sezon të mirë, pasi ndodhet me pikë të barabarta me Frosinonen që ndodhet në zonën e ftohtë. 

seria roma udinese

Lini një Përgjigje