
Theophilus Solomon është i lirë dhe mund të bashkohet me ekipin e Dukagjinit të Klinës në Kosovë. Sulmuesi nigerian prej shkurtit të këtij viti ndodhej në qeli në Shqipëri pasi në fillim të vitit 2021 u akuzua dhe më pas u shpall fajtor për "dhunë në familje" ndaj ish të dashurës.
Asokohe 28-vjeçari ishte pjesë e Partizanit dhe banonte në Tiranë, duke pasur llogari të hapura me drejtësinë. Në fillim të shkurtit 2024 ai u arrestua, pasi nuk zbatoi vendimin e Gjykatës që e kishte lënë në liri me kusht, duke mos u paraqitur çdo dy javë në policinë e Kosovës.
Kalvari i dënimit për sulmuesin nisi në vitin 2023, kur Gjykata e Tiranës e dënoi me një vit e gjysmë heqje lirie, që më pas u konvertua në shërbim prove. Tashmë pas amnistisë penale të votuar nga Parlamenti Shqiptar dhe miratuar nga presidenti Bajram Begaj, Solomon është mes 780 të burgosuve që përfitojnë lirinë.
Lini një Përgjigje