TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Prill 2024, 16:08

Daku i “shpartalloi” ekipin, trajneri i Zenitit: Nuk fal, i shfrytëzon në maksimum mundësitë

Shkruar nga Pamfleti

Daku i “shpartalloi” ekipin, trajneri i Zenitit: Nuk fal, i

Mirlind Daku ishte protagonist në fitoren 0-2 të Rubin Kazan ndaj pretendentëve për titull në Rusi, Zenit Shën Petersburg. Sulmuesi shqiptar realizoi një gol, duke ndihmuar skuadrën për arritjen e këtij suksesi.

Sergei Semak, trajneri i Zenitit, në një intervistë të dhënë së fundmi, e ka vlerësuar Dakun si një lojtar mjaft të mirë.

“Si mund të ndalohej Mirlind Daku? Ai është një lojtar shumë i mirë. E menaxhoi shumë mirë ndeshjen, duke pasur gjysmë rastet dhe duke i shfrytëzuar ato në maksimum”, tha Semak!

 

sergei semak trajneri i zenitit mirlind daku

Lini një Përgjigje