TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Prill 2024, 20:57

Egnatia e pagabueshme, mposht në shtesa Vllazninë dhe shkon për herë të dytë radhazi në finalen e Kupës së Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Egnatia e pagabueshme, mposht në shtesa Vllazninë dhe shkon për

Egnatia është kthyer për të dytin edicion radhazi në finalen e Kupës së Shqipërisë, pasi ka kaluar falë kohëve shtesë Vllazninë në një duel dramatik në “Loro Boriçi”.

Ndeshja e parë pati përfunduar 1-0 për rrogozhinasit, ndërsa në “Loro Boriçi”, Balaj me shokë triumfuan 1-0.

Shkodranët realizuan me Alivodën në minutën e 29, duke ndezur festën në stadium. Ekipi i Qatip Osmanit u vendos në kërkim të golit të dytë, por hasi mjaft vështirësi, pasi prapavija kundërshtare ishte vendosur mirë. Në minutën e 65, të besuarit e Edlir Tetovës provuan të barazonin shifrat me Ramën, pa ia dalë dot. Me këtë rezultat, ekipet iu drejtuan shtesës. Albano Aleksi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 94, edhe pse në inferioritet numerik, Egnatia “tundi rrjetën” në minutën e 103 me Montenegron, duke “rrëmbyer” kualifikimin.

Finalja Kukësi-Egnatia do të zhvillohet më datë 14 maj, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

egnatia vllaznia kupa e shqipërisë

Lini një Përgjigje