
Mirlind Daku është kthyer sot përsëri te goli në kampionatin rus, teksa ka ndihmuar Rubin Kazan të merrte një rezultat të rëndësishëm në transfertë përballë Zenitit që kryeson renditjen.
Goli i 6 i këtij sezoni për sulmuesin e Kombëtares shqiptare erdhi në pjesën e dytë të ndeshjes, kur ai mori një pasim të saktë në zonë dhe pasi kontrolloi topin, lëshoi një gjuajtje shumë të saktë drejt portës kundërshtare për të tundur rrjetën.
Daku ka qenë protagonist në 10 gola deri më tani në kampionatin rus, teksa përveç 6 golave, ka dhënë edhe 4 asiste në ndeshjet e skuadrës së tij.
Mirlind Daku po luan sezonin e parë në Rusi, teksa më parë ka luajtur për Kukësin, Ballkanin, Osijek dhe Murën. Ai shpreson që të jetë pjesë e listës së Kombëtares së Shqipërisë, për Kampionatin Europian në verë.
0-1 Daku pic.twitter.com/VBr8iOnOo4
— RPL Sky (@RPLNews_eng) April 24, 2024
Lini një Përgjigje