TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Prill 2024, 19:23

Luajti finalen në “Air Albania”, Liverpuli nis kontaktet me trajnerin e njohur

Shkruar nga Pamfleti

Luajti finalen në “Air Albania”, Liverpuli nis kontaktet me

Shtypi anglez zbuloi këtë të mërkurë se Arne Slot, trajneri i Fejnordit, fituesi i fundit i Kupës së Holandës, është kandidati më serioz për të marrë vendin e Jyrgen Klop në fund të sezonit te skuadra e Liverpulit.

Kontaktet e para tashmë janë bërë dhe trajneri 45-vjeçar mirëpret një kalim te ‘Reds’. Klubi anglez do të duhej të kompensonte Fejnordin me rreth 10 milionë euro, pasi Slot ka kontratë deri në vitin 2026, por kontrata nuk përfshin një klauzolë ndërprerjeje.

Kujtojmë se në këtë post, kandidat ishin edhe Ruben Amorim, por interesi për trajnerin e Sportingut të Lisbonës përfundoi duke u zbehur. Jyrgen Klop do të largohet nga Liverpuli në fund të sezonit për të marrë një pushim në karrierën e tij.

arne slot trajneri i fejnordit liverpuli

Lini një Përgjigje