TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Prill 2024, 17:23

Vazhdojnë polemikat, akuza kundër Florentino Perez për “El Clasico”: U takua me arbitrin para ndeshjes Real-Barça

Shkruar nga Pamfleti

Vazhdojnë polemikat, akuza kundër Florentino Perez për “El

Edhe pse tashmë kanë kaluar disa ditë nga “El Clasico”, polemikat pas ndeshjes së fundit mes Realit të Madridit dhe Barcelonës vazhdojnë.

Sipas asaj që raportohet nga “Mundo Deportivo”, ajo që tërhoqi vëmendjen e skuadrës, stafit teknik dhe ndihmësve të Barcelonës ishte prania e Florentino Perez, presidentit të “Los Blancos”, në tunelin e “Santiago Bernabeut” pak para fillimit të ndeshjes.

Numri një i Merengues duket se ka dashur të motivojë lojtarët e tij për një ndeshje shumë delikate, por sipas asaj që raportohet nga gazeta spanjolle, Perez, në shoqërinë e Karlos Megia Davila (arbitri i Primera Division midis 1995 dhe 2009 dhe arbitri delegat/konsulent i Realit të Madridit që nga viti 2009 pas daljes në pension), ai kishte përshëndetur gjithashtu Sezar Soto Grado, arbitrin e “El Clasico”, dhe ndihmësit e tij.

Një takim në të cilin ka marrë pjesë edhe Miguel Angel Perez Lasa, përzgjedhësi i arbitrave i RFEF-së për ndeshjen mes Realit dhe Barçës, “doli në pension në vitin 2013 pa akorduar kurrë një penallti kundër Madridit në Bernabeu”, specifikon Mundo Deportivo.

Ajo që ka ndezur akoma më shumë polemikat është fakti se takimi i shkurtër mes Florentino Perez dhe Soto Grados “u bë vetëm dy ditë pas videos së Real Madrid TV që akuzonte arbitrin, i cili heshti të dielën, pavarësisht se në janar kishte thënë se ‘ushqejnë urrejtje'”, vijon gazeta.

Transmetuesi i klubit kishte përfunduar tashmë në qendër të polemikave muajt e fundit, me Sevijan që ka denoncuar sjelljen e Real Madrid TV ndaj arbitrave të ndeshjes përpara se të përballej me “Los Blancos”.

"el clasico" florentino perez presidenti i realit të madridit

Lini një Përgjigje