
Arsenali masakroi me rezultatin 5-0 Çelsin në derbin e Londrës, ndeshje e prapambetur, e vlefshme për javën e 29 të Premier Ligës. Falë këtij triumfi skuadra e Artetës mori kryesimin e përkohshëm të kampionatit me 77 pikë në 34 ndeshje. “Topçinjtë” kanë 1 ndeshje më shumë se Liverpuli dhe 2 më shumë se Siti.
Troshard vendosi pjesën e parë, me golin e tij pas katër minutash lojë. Uajt thelloi shifrat me fillimin e pjesës së dytë, ndërkohë që pak më pas dopieta e Haverc “ndezi” akoma më shumë atmosferën në stadium. Në minutën e 70, Uajt kompletoi dopietën.
Ekipi i Poçetinos merr kështu një disfatë të hidhur, duke konfirmuar sezonin e dobët. Arsenali kryesues, në krahun tjetër, shkon në +3 nga ndjekësi më i afërt.
Lini një Përgjigje