TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Prill 2024, 21:21

“Traktati” 44-vjeçar i nënshkruar nga Interi dhe Milani, ja pse tifozëritë nuk tallen dot më pas vdekjes së një interisti

Shkruar nga Pamfleti

“Traktati” 44-vjeçar i nënshkruar nga Interi dhe Milani,

Në vitin 1980, pas derbit të “Madoninna”-s humbi jetën një tifoz zikaltër, si pasojë e përplasjes mes dy tifozërive. Duke dashur të shmangnin humbje të tjera jetësh në të ardhmen, ultrasit e Milanit dhe të Interit nënshkruan një “traktat”, i cili vijon të jetë në fuqi sot e kësaj dite.

Në bazë të atij akordi, lejohen ngacmimet për ekipet, por jo talljet e lojtarëve për tifozët. Ajo marrëveshje 44-vjeçare mbajti ujërat e qeta edhe dje në mbrëmje duke mos shënuar incidente domethënëse. Ndërkohë si pasojë e së njëjtës marrëveshje, pak kohë më parë, Federiko Dimarko kërkoi falje publike si pasojë e një talljeje (Milanist llafazan) të drejtuar tifozërisë kuqezi.

Për t’u shënuar nisma e dy tifozërive që para derbit kanë grumbulluar ushqime për të pastrehët dhe ia kanë dorëzuar fondacioneve bamirëse.

tifozët e milanit dhe interit derbi i madoninës

Lini një Përgjigje