TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Prill 2024, 20:15

Ernest Gjoka zyrtarizohet si trajneri i skuadrës shqiptare: Të kërkojmë titullin në 5 ndeshje

Shkruar nga Pamfleti

Ernest Gjoka zyrtarizohet si trajneri i skuadrës shqiptare: Të

Ernest Gjoka është zyrtarizuar sot si trajneri i ri i skuadrës së Shkupit. Tekniku i cili në kampionatin e Maqedonisë së Veriut ka fituar titullin me Shkëndijën e Tetovës, i është bashkuar këtij klubi për pesë ndeshjet e fundit nga sezoni i rregullt në këtë edicion, por edhe për atë pasardhës.

Jam i kënaqur që kam ardhur në një skuadër siç është Shkupi, një skuadër që është ndërtuar për të dalë kampion, një skuadër elitare e futbollit të Maqedonisë. Sigurisht që jam i lumtur që jam bashkuar me ta. Kështu që mendoj dhe shpresoj që së bashku të gjithë, që këto pesë finale t’i kthejmë në favorin tonë, pse jo të kërkojmë titullin kampion për atë që edhe është ndërtuar kjo skuadër”, tha Gjoka pas firmës në marrëveshjen që e lidh me klubin.

Kontrata e Gjokës me FC Shkupi përfshin pesë ndeshjet e fundit të këtij sezoni, si dhe gjithë sezonin e ardhshëm, me mundësi për vazhdim të kontratës për një vit tjetër. Pas prezantimit zyrtar, trajneri Gjoka u takua me stafin e tij dhe futbollistët, duke filluar menjëherë seancat e para stërvitore për të filluar përgatitjet për sfidat e ardhshme.

ernest gjoka trajneri shqiptar shkupi

Lini një Përgjigje