
Historike! Jo vetëm Shqipëria, por edhe Kosova do të ‘jetë’ në “EURO 2024”. Është arbitri Bekim Zogaj ai që do të përfaqësojë “Dardanët” në kompeticionin më të madh europian.
UEFA publikoi pak orë më parë 18 arbitrat kryesorë që do të vendosin drejtësi në 51 sfidat e turneut, ndërsa tashmë janë bërë të ditur edhe asistentët e tyre. Mes shumë emrave është edhe shqiptari Bekim Zogaj.
“Nder dhe privilegj përzgjedhja si asistent në Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani”, ka shkruar Zogaj në rrjetet sociale. Zogaj është pjesë e grupit të gjyqtarëve zviceran me Sandro Scharer dhe Stephane de Almeida.
Lini një Përgjigje