TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Prill 2024, 15:40

Infeksion në qafë dhe probleme me frymëmarrjen, Ylber Ramadani shmang operacionin; Leçe zbulon gjendjen e mesfushorit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Infeksion në qafë dhe probleme me frymëmarrjen, Ylber Ramadani

Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani do të mungojë në ndeshjen e së dielës me Leçen. Arsyeja është një infeksion në qafë, që i ka shkaktuar vështirësi në frymëmarrje.

Mesfushori iu nënshtrua menjëherë testeve dhe terapive të specializuara që e ndihmuan të shmangte operacionin. Deri më sot ai e ka kapërcyer fazën akute dhe së shpejti do të jetë në dispozicion të trajnerit Goti.

Ramadani konsiderohet lojtar kyç në formacionin e Leçes, teksa gjatë sezonit aktual është aktivizuar në 30 ndeshje të Serisë A, në të gjitha si titullar, si dhe ka shënuar një gol, atë të fitores 2-1 përballë Frozinones më 16 dhjetor.

ylber ramadani ish-mesfushori i kombëtares shqiptare leçe

Lini një Përgjigje