
Bolognas ka arritur të marrë një fitore tepër të rëndësishme përballë Romës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Seria A. Ky tre pikësh i fituar, i ka siguruar Bolognas një vend për në grupet e Champions Legaue.
Që në 45-minutëshin e parë, Bologna bëri një paraqitje tepër dinjitoze duke arritur të shënojë dy herë. Që në minutën e 14-të, ishte El Azzouzi i cili arriti që të merrte avantazhin duke vulosur shifrat 1-0. Më pas në minutën e 45-të, Zirkzee J, dyfishoi shifrat dhe vulosi rezultatin 2-0.
Me fillimin e pjesës së dytë, Roma duket sikur u rikthye në lojë, pasi në minutën e 56-të, Azmoun ngushtoi shifrat në 2-1. Në momentin më të mirë të Romës, Saelemaekers, shënoi golin e kapitullimit për Bolognian dhe vulosi ndeshjen me rezultatin 3-1.
Me këtë rezultat, Bologna ndodhet në vendin e katërt me 62pikë ndërsa Roma në vendin e pestë me 55 pikë.

Lini një Përgjigje