TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Prill 2024, 23:17

“Gol fantazmë”, polemika dhe Belingam në shtesë, Reali i Madridit ‘remuntada’ Barcelonës dhe prek titullin kampion

Shkruar nga Pamfleti

“Gol fantazmë”, polemika dhe Belingam në shtesë,

Reali i Madridit ka fituar në mënyrë dramatike “El Clasico” ndaj Barcelonës, me përmbysje, duke bërë formalitet titullin kampion në La Liga kur mbeten 6 javë nga fundi i saj. Një fitore 3-2 që erdhi në mënyrë dramatike dhe jo pa polemika, si zakonisht. 
 
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me katalanasit që ushtruan presion që në minutat e para. Ekipi i Çavit zhbllokoi llogaritë në minutën e gjashtë, me një gol me kokë të Kristensen, i ndihmuar edhe nga një gabim i Lunin në dalje. 

“Los Blancos” reaguan dhe barazuan shifrat me Vinisius, i cili ekzekutoi si duhet një penallti në minutën e 18. 

Një nga episodet më të rëndësishme i takon minutës së 28, kur portieri Lunin largoi një top në vijën fatale. Pati pretendime nga mysafirët, që ishin të bindur që topi kaloi vijën, gjithsesi pas një rishikimi me VAR, arbitri tha se nuk ka gol. Fermin Lopez “heshti” madrilenët në minutën e 69, por gëzimi zgjati pak, pasi Lukas Vazkez dërgoi shifrat në 2-2. Ekipi i Ançelotit siguroi fitoren me golin e Belingham në fund. 
 

reali i madridit barcelona la liga "el clasico"

Lini një Përgjigje