
Pas eliminimit në Liga e Europës ndaj Atalantës, Liverpuli është zhytur në Premier Ligë me shpresën që duke fituar të gjitha ndeshjet deri në fund mund të arrijë të fitojë titullin, pasi diferencat janë shumë të vogla dhe më pikatore me Mançester Sitin.
Sonte, në Londër, në fushën e Fullhemit, skuadra e Jurgen Klop fitoi me rezultatin 1-3 me golat e Aleksandër-Arnold, Gravenbersh dhe Diogo Zhota.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, teksa i pari realizoi Arnold me goditje dënimi, ndërsa barazoi në fund të pjesës së parë Kastanje për Fullhemin.
Në pjesën e dytë, Liverpuli shtoi xhirot e motorit dhe realizoi dy gola të tjerë me Gravenbersh dhe me Zhota.
Tjetër ndeshje ku sulmuesi shqiptar Armando Broja ishte thjesht një spektator pa pagesë dhe qendroi në stol për 90 minuta pa u aktivizuar.
Në takimet e tjera, Aston Vila fitoi 3-1 kundër Bornmuth me të besuarit e Unai Emeri që hipotekojnë vendin e katërt që të çon sezonin e ardhshëm në Champions League.
Nuk pati histori midis Kristal Palas dhe Uest Hemit, tekas vendasit arritën të triumfonin 5-2. Në sfidën tjetër mes Evertonit dhe Notingam Forestit, blutë morën një fitore me shumë vlera 2-0 në luftën për mbijetesë.
Lini një Përgjigje