
Arijanet Muriç edhe pse gaboi javën që shkoi, trajneri i Bërnlejt, Vinsent Kompani, ia ka besuar portën edhe në ndeshjen ndaj Shifilld Junajtid.
Portieri i Kosovës ka shkëlqyer në fitoren 4-1 të skuadrës së tij në udhëtim, duke i mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë.
SofaScore e ka zgjedhur Muriçin si më të mirin e ndeshjes, duke e vlerësuar me 9.0. Muriç realizoi 10 pritje, prej tyre tetë goditje që erdhën brenda zonës.
Bërnlej lufton për mbijetesë, ku me 23 pikë mban në vendin e 19, tre më pak se vendi i 17 që siguron qendrimin në Premier Ligë.

Lini një Përgjigje