
Sulmuesi me origjinë shqiptare, Andi Zeqiri ndihmoi Genkun në triumfin 2-1 të arritur ndaj Anderlehtit, në supersfidën e javës në elitën e futbollit belg.
Zeqiri u fut nga stoli në minutën e 73, teksa në minutën e 91, shënoi golin e fitores 2-1 nga pika e bardhë e penalltisë.
Kjo fitore e Genkut ngushton diferencën në 4 pikë nga Anderlehti i vendit të parë, duke lënë të hapur rivalitetin për titullin kampion.
Lini një Përgjigje