
Dy futbollistët shqiptarë të Kosovës, Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani ishin protagonistë në barazimin 2-2 që skuadra e tyre, Rapidi i Bukureshtit, arriti në transfertë ndaj FCSB, në një nga derbet më të zjarrta të Rumanisë.
Fillimisht Krasniqi gjeti rrugën e rrjetës pas asistit të Rrahmanit në minutën e 12, ndërkohë që katër minuta më vonë ishte Rrahmani që gjeti rrugën e rrjetës, duke regjistruar shifrat përkohësisht në 1-2.
Në minutën e 57, vendasit gjetën golin e barazimit me Balutan. Vlen të theksohet se ky ishte një derbi tepër i luftuar dhe i tensionuar, ku gjytari nxorri nga xhepi i tij plot 10 kartonë të verdhë.
Përveç Rrahmanit dhe Krasniqit, titullar në këtë derbi u aktivizua edhe ish-sulmuesi i Tiranës, Hasani, por pa mundur të linte gjurmë.
Lini një Përgjigje