TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Prill 2024, 19:27

Ivan Balliu bën protagonistin në La Liga, përmbysje spektakolare e Vajekanos ndaj Osasunës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ivan Balliu bën protagonistin në La Liga, përmbysje spektakolare

Rajo Vajekano e Ivan Balliut arriti një fitore spektakolare me përmbysje 2-1 ndaj Osasunës ku protagonist ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, duke dhuruar asistin e golit të fitores në minutën e 84.

Miqtë gjetën të parët golin e avantazhit me anë të Gomez në minutën e 29, ndërkohë që Vajekano përmbysi rezultatin, në minutat 80 dhe 84. Fillimisht ishte Çavarria, i cili vendosi baraspeshën e përkohshme, ndërkohë që Palazon shënoi golin e fitores pas asistit të Balliut nga rivënia anësore.

Kjo fitore e ngjit skuadrën e mbrojtësit shqiptar në vendin e 14 me 34 pikë në 32 javë. 

ivan balliu mbrojtësi i kombëtares shqiptare rajo vajekano

Lini një Përgjigje