TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Prill 2024, 17:52

Fitore me “aromë” mbijetese për Evertonin, mposhtin Notingemin dhe i largohen ‘zonës së ftohtë’

Shkruar nga Pamfleti

Fitore me “aromë” mbijetese për Evertonin, mposhtin

Evertoni nuk gaboi në shtëpi duke mposhtur me shifrat 2-0, Notingem Forestin. 

Të zotët e shtëpisë shënuan nga një gol për pjesë, duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme për mbijetesën në Premier Ligë. 

I pari që hapi llogaritë e takimit ishte Gueje, me mesfushorin që realizoi një gol mjaft të bukur nga distanca në minutën e 29. 

Në fraksionin e dytë, Evertoni u mbrojt mirë pas disa mundësive të miqve dhe gjeti në minutën e 76 golin e sigurisë me anë të Mekneil. Ky i fundit goditi saktë me të majtën nga jashtë zonës duke mposhtur portierin Sels. 

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Evertoni fitoi me shifrat 2-0, teksa ngjitet në kuotën e 30 pikëve në vend të 16, ndërsa nga ana tjetër, Notingem Forest mban vendin e 17 me 26 pikë. 

 

everton notingem forest premier liga

Lini një Përgjigje