TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Prill 2024, 19:34

Mançester Junajtid mposht Koventrin dhe kualifikohet në finalen e FA Cup, penalltitë shpëtojnë “Djajtë e Kuq” nga turpërimi

Shkruar nga Pamfleti

Mançester Junajtid mposht Koventrin dhe kualifikohet në finalen e FA

Mançester Junajtid është kualifikuar në finalen e FA Cup, pasi ka mposhtuar Koventrin përmes penalltive. Takimi i finales së madhe do të luhet përballë Mançester Sit në “Wembley Stadium”. 

Kjo ndeshje rezultoi e çmendur, për vetë faktin se deri në minutën e 58, Mançester Junajtid ishte në avantazh 0-3, por Koventri nuk u dorëzua. 

Nga minuta e 71 dhe deri në minutën e 95 shënuan 3 herë për të dërguar ndeshjen në shtesa. 30 minutat e tjera nuk nxorrën fitues, ndërsa Koventrit iu anulua një gol për pozicion jashtëloje në sekondat e fundit. 

mançester junajtid koventri fa cup

Lini një Përgjigje