TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Prill 2024, 18:36

Nuk po kalon sezon pozitiv, Edi Reja pritet të marrë drejtimin e skuadrës së Serisë A këtë sezon

Shkruar nga Pamfleti

Nuk po kalon sezon pozitiv, Edi Reja pritet të marrë drejtimin e

Udineze nuk po kalon një sezon pozitiv, teksa ka arritur vetëm katër fitore në kampionat, duke bërë që ekipi të jetë në vendin e 17, një pikë larg zonës së ftohtë. 

Situata ka vënë në rrezik pozicionin e trajnerit Gabriele Ciofi, i cili mund të largohet nga pankina.

Sipas mediave italiane, klubi i Udinezes po mendon t’i besojë stolin Edi Rejas deri në fundin e sezonit. 

Profili i ish-teknikut të Shqipërisë vlerësohet si i duhuri, për të shpëtuar skuadrën nga rënia prej kategorie. 

Alternativa të tjera, në rast dështimi të kësaj piste janë Leonardo Sempliçi, Andrea Stramaçioni dhe Fabio Kanavaro. Java që vjen pritet të sjellë ndryshime te Udineze, me drejtuesit që do marrin shumë shpejt  një vendim. 
 

edi reja ish-trajneri i kombëtares shqiptare udineze

Lini një Përgjigje