
Bajer Leverkusen nuk di të humbasë këtë sezon. “Aspirinat” realizuan golin në minutën e fundit, për të barazuar 1-1 ndaj Dortmundit në Bundesligën gjermane.
Dhe pse kanë fituar titullin kampion, ekipi i drejtuar nga Çabi Alonso po ndjek të tjera objektiva për këtë sezon. Rekordi absolut është të përfundojë një sezon si i pamposhtur në të gjitha kompeticionet ku merr pjesë.
Dhe për Leverkusenin, kur ka mbetur dhe pak më shumë se 1 muaj nga fundi i sezonit është mëse i prekshëm si objektiv. Kjo pasi në Gjermani presioni nuk ekziston, ndërsa janë në gjysmëfinalen e Ligës së Europës dhe finalen e Kupës së Gjermanisë.
Sakaq, kjo është ndeshja e 45 radhazi për Leverkusenin pa humbje dhe rekordi historik vazhdon të zgjerohet në top 5 ligat kryesore.
Lini një Përgjigje